TË SFIDOSH STRUKTURËN!

Në kuadër te kampanjës “Stop the Silence: Speak Out, Speak Up!”, Luljeta Aliu – Drejtoreshë Ekzekutive në Inject – Initiative for Justice and Equality do të jetë folëse në eventin ” TË SFIDOSH STRUKTURËN! “. Luljeta njihet për aktivizmin e saj të zëshëm për ngritjen e vetëdijes rreth shkeljeve institucionale ndaj qytetarëve, e sidomos grave kur ato përballen me dhunë në familje dhe procese gjyqësore.

Përshkrimi i eventit:
1. HYRJE – PERSONALJA ËSHTË POLITIKE
Ballafaqimi me padrejtësitë në polici dhe gjyqësor pas raportimit të dhunës në familje dhe inicimit të shkurorëzimit ishte arsyeja e revoltës personale ndaj sistemit. Diskriminimi institucional është dhuna më e papranueshme për një rend demokratik, sepse i shtyp sidomos grupet e margjinalizuara dhe të ndjeshme.

2. „NOT YOUR PROPERTY“:
Dokumentar i realizuar nga UNMIK rreth sfidave të grave kosovare për t’iu kundërvënë dhunës në familje dhe shoqëri.

3. AKTIVIZMI DHE INICIATIVAT LIGJORE
Ligji për Familjen, avokimi në gjyqësor, shoqëri civile dhe media
Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Famije
Hulumtimet rreth diskrepancës mes ligjit dhe praktikës gjyqësore

4. ÇKA TUTJE?
Aktivizmi qytetar si bazë e demokracisë
Diskutim i hapur

Na u bashko edhe ti në Këndin Amerikan të diskutojmë për sfidat që i përjetojnë gratë dhe mëso për të drejtat e tua!