Tema:
Çfarë po ndodh në Kosovë? Pse ende flasim për dhunën në familje si çështje private?

Përshkrimi:
Ky panel diskutimi do të përbëhet nga përfaqësues të tri institucioneve që kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e dhunës në familje në Kosovë, si: Policia e Kosovës – Sektori për Dhunë në Familje; Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve, Prishtinë, dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Panelistët do të prezantojnë të dhëna nga organizata/institucioni i tyre, statistika të dhunës në familje në vitet e fundit në Kosovë, strategji dhe mekanizma për parandalimin e kësaj forme të dhunës, të dhëna mbi viktimat e dhunës familjare që strehohen në Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, etj.

Në pjesën e dytë të këtij paneli do të diskutohet rreth rolit dhe përgjegjësive të institucioneve/organizatave që panelistët i përfaqësojnë, programet e tyre për parandalimin e dhunës në familje, procedurat per reagimin ndaj kësaj dhune si dhe do të diskutohet rreth qëndrimeve të tyre personale dhe profesionale ndaj kësaj problematike në Kosovë. Gjithashtu do të paraqiten të dhëna nga hulumtimet nga organizata të ndryshme në Kosovë rreth dhunës në familje. Diskutimi po ashtu do të fokusohet në pjesën e dhunuesëve për të kuptuar së çfarë po ndodhë me ta, sa nga ta dënohen, çfarë dënime janë këto, si dhe në çfarë mënyra mund ta fokusojmë punën tonë në çështjen e dhunuesëve.

Panelistë:

Kapiten Arsim Shala – Shef i Sektorit për Parandalim të Dhunës në Familje në Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë.

Zana Asllani, Drejtoreshë në Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve, Prishtinë.

Luljeta Demolli, Drejtoreshë në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.

Moderatore e panelit: Mirishahe Syla

Na u bashko edhe ti!